Nisja e kampionatit botëror “Rusi 2018” është një nga organizimit më të mëdha dhe më të rëndësishme në botën e futbollit. Natyrisht që edhe në vendin tonë si në të gjithë botën do të bëhet tifo për skuadrat që janë pjesëmarrëse.

Por në Shkodër mund të thuhet është krejtësisht tjetër gjë pasi gjithmonë është shquar për mënyrën e veçantë të të bërit tifozllëk.

Star Plus ditën e sotme pyeti qytetarët shkodranë se për cilën skuadër do të bënin tifo e natyrisht kryesojnë mbështetësit e zjarrtë të skuadrës së Gjermanisë e cila është edhe kampionia në fuqi.

Por në Shkodër nuk mungojnë edhe tifozët e skuadrës së Brazilit apo edhe të Italisë edhe pse kjo e fundit nuk është pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Por pavarësisht mënyrës sesi shkodranët e ndjejnë dhe ndjekin futbollin tek ata nuk mungojnë edhe batutat e humorit.

Në Shkodër ky kampionat përcillet me shumë emocione ku pjesa më e madhe e qytetarëve shprehin bindjen e tyre se ekipi gjerman do të jetë patjetër në finale.

Ndërkohë më startin e këtij kampionati në rrugë apo bare të ndryshme të qytetit ka nisur tashmë edhe vendosja e flamujve të skuadrave pjesëmarrëse në “Rusi 2018”.