19 AVIONË RUSË, KANË KALUAR NË HAPËSIRËN EUROPIANE. NATO tha të mërkurën e 29 tetorit se kishte zbuluar një numër të madh të avionëve ruse që kane fluturuar pranë hapësirës ajrore europiane në dy ditët e fundit, në një seri të “pazakontë” të incidenteve që i sollën bombarduesit rusë deri afër Portugalisë.

Të paktën 19 avionë ushtarakë qe rikujtojnë fuqinë ajrore ruse në një kohë të marrëdhënieve të këqija mes Perëndimit dhe Rusisë që nga Lufta e Ftohtë, janë interceptuar deri tani. Avionët ushtarakë ruse kanë rritur ndjeshëm aktivitetin e tyre në Evropë që nga konflikti në Ukrainë në fillim të këtij viti.Një zyrtar i NATO-s tha se incidentet e fundit ishin më provokueset për këtë vit .Bombarduesit rusë, aeroplanë luftarakë dhe aeroplanë cistern, janë zbuluar duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Oqeanin Atlantik dhe në Detin e Veriut, Detin e Zi dhe ne Balltik, ka thënë NATO. Nuk kishte inkursione në hapësirën ajrore kombëtare, shkelje të sovranitetit të cilat do të përforconin ndjeshëm seriozitetin e katër incidenteve, tri prej të cilave ndodhen të mërkurën e 29 tetorit. Zyrtarët amerikanë i konsiderojnë fluturimet si një shfaqje të forcës nga ana e qeverisë Putin.

 

Artikulli paraprakAKSIONET E OSHEE, VALË ARRESTIMESH
Artikulli tjetërENERGJIA, BANORËT KANË FRIKË