Memoriali “Vllaznia Boks 2017” këtë viti është vënë në diskutim për shkak të mungesës së duhur të fondeve për ta organizuar ashtu si vitet e mëparshme.

Një gjë të tillë e bën të ditur vetë trajneri i Vllaznisë dhe kombëtares së boksit Zef Gjoni. Trajneri Gjoni shprehet se memoriali ndërkombëtar i boksit këtë vit është vënë në rrezik për të mos u zhvilluar. Pavarësisht mungesave financiare memoriali ndërkombëtar i boksit do të zhvillohet dhe kombëtarja shqiptare synon një paraqitje pozitive. Këtë vit bashkë me Shqipërinë shtetet pjesëmarrëse në memorial janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Bullgaria duke reduktuar ndjeshëm disa shtete të tjera. Memoriali “Vllaznia boks 2017” organizohet në nder t ëish-boksierëve e trajnerëve që nuk jetojnë më dhe do të jetë me 6,7 dhe 8 prill në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Artikulli paraprakNË QENDËR TË SHKODRËS PA INFRASTRUKTURË RRUGORE
Artikulli tjetërNDALOHET NË ITALI, BALLIST MORINA