SHKODRANËT: KRYESISHT I RESPEKTOJMË, POR SHOFERËT ECIN ME SHPEJTËSI. Duket se ne teori te gjithë jemi të gatshëm qe të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor por ama sa e bëjmë ne ketë? Kamera e Star Plus ka fokusuar sot disa nga rrugët kryesore te qytetit te Shkodrës, ku duket qarte qe as këmbësoret e as shoferet nuk I zbatojnë këto rregulla.

Ndoshta ky mos respektim vjen nga informacioni i paket për rregullat e qarkullimit rrugore si për këmbësoret dhe për shoferet . Por ka edhe nga ata qe mundohen ti respektojnë gjithmonë e kryesisht fajtor për aksidentet qe mund te ndodhin janë shoferet  por pa anashkaluar as faktin se edhe këmbësoret  mund te jene burim I tyre.Mos respektimi I shenjave te qarkullimit rrugor, pohohet edhe nga drejtues te qarkullimit rrugor ne Shkodër të cilët deklarojnë se tek ne problematike është fakti që s’kemi semafor dhe nga këmbësoret nuk funksionon respektimi i pritjes së 120 sekondave në vija te bardha dhe pastaj kalimi por e njëjta gjë është edhe për automjetet me parakalime te gabuara apo edhe kur ne vija të bardha janë duke kaluar këmbësoret, çka shpesh here ka sjelle edhe aksidente.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/zgQOYaCZSRM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAMBASADORI ZVICERAN NË LANDFILLIN E BUSHATIT
Artikulli tjetër“LAGUNA E VILUNIT” SEKUESTROHEN 804 KG MARJUANË