Saimir Tahiri propozon ndryshime në Kodin Penal

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të propozojë ndryshime të reja të Kodit Penal, sa i përket mbrojtjes së kafshëve dhe dënimeve për trafikim droge. Tahiri tha se dënimi njësoj si ai që kapet me 1 gram hashash, si ai me tonelata ka shërbyer për gjykatën si një mënyrë për të pasur më shumë padrejtësi dhe korrupsion. “Si ai që kapet me 1 gram hashash si ai me tonelata, si ai më 10 rrënjë hashash, si ai tjetri që kultivon hektarë të tërë dhe këta dënohen njëlloj. Kjo deri më sot ka shërbyer për gjykatën si një mënyrë për të pasur më shumë padrejtësi e korrupsion duke dënuar ata që nuk kanë mundësi dhe duke lëshuar nga duart e drejtësisë ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykata”, tha Tahiri. Ndryshime të tjera të propozuara nga deputeti socialist është edhe projektligji për mbrojtjen e kafshëve. “E pashë me vend të propozoj disa ndryshime në Kodin Penal për të parandaluar një herë e mirë fenomenet e dhunës që nuk kanë të bëjnë vetëm me kafshët, po dhunnë në tërësi. Ai që dhunon një kafshë sot nesër dhunon patjetër një familjar, pasnesër rrezik për shoqërinë. Kjo nga njëra anë”, tha Tahiri.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META NDEROHET NË KOSOVË ME DEKORATËN ‘URDHRI I PAVARËSISË’
Artikulli tjetërSARANDIOTIT I SEKUESTROHET LLOGARIA BANKARE 187 MIJE EURO