Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në dalje për mediat do të shpjegojë të vërtetën e tij.

Saimir Tahiri:”Nuk është e re as për ju as për njeri sesi kaluan dy vite dhe si psa dy vitesh hetime nga prokuroria e krimeve të rënda për akuza edhe më të rënda

Karroca e dyshimeve nga mua ndaloi në stacionin e parë. Dy vjet gënjeshtra brenda dhe jashtë prokurorisë. Për dy vite me radhë heshta për të respektuar drejtësinë.

E kisha kollaj të shfrytëzoja politikën fundja sic kanë bërë të tjerët para meje pa asnjë përjashtim. Kanë ndenjur në parlament dhe kanë mbajtur mandatin e deputetit. Unë nuk e bëra. Bëra të kundërtën. Ndërpreva cdo aktivitet politik.

Burrat dallohen nga cilesia e armiqve qe kane. Une kete rruge zgjodha qe kur isha ne politike. Me kete rruge do edukoj femijet e mi.

Më 19 shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ish-ministrin me 5 vite burg, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Ai u shpall fajtor vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndaj ish ministrit kanë rënë te gjitha akuzat për “trafik droge” dhe “bashkëpunim ne grup te strukturuar kriminal”, por vetë Tahiri kur doli nga gjykata edhe pse u duk i çliruar, e cilësoi verdiktin e gjykatës qesharak duke mos e kursyer edhe ironinë teksa përsëriti pafajësinë e tij.

Artikulli paraprakLEZHË/ MAKINA PËRPLAS 27-VJEÇARIN QË LËVIZTE ME BIÇIKLETË, DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITAL
Artikulli tjetërA KA NË DORË MATERIALE KËRCËNUESE PËR QEVERINË?! PËRGJIGJET SAIMIR TAHIRI