Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë”.

Berisha ka deklaruar  se plani i Thaçit për kufijtë parashikon ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se Thaçi po i ndjek planet e Serbisë për Kosovën.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Luftëtarët e vërtetë janë kundër Hashim Thaçit”, ka theksuar Berisha.

Ish-udhëheqësi shqiptar ka deklaruar se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin.