Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur vepër të paprecedentë të kryeministrit Edi Rama mosshpërndarjen e sinjalit të TVSH për të transmetuar punimet e Kuvendit.

Sali Berisha: Ndërprerja e sinjalit për mediat të cilat ndër vite kanë përcjellë ditë e natë përbën një atentat të rëndë, akt prej xhelati të fjalës së lirë. Ky veprim është kryekëput vepër e Edi Ramës. I bëj thirrje të mblidhet me urgjencë kryesia e parlamentit dhe të aprovojë këtë vendim të pashembullt në historinë e parlamentit. Është dhunim i madh i të drejtës së informacionit.

Akt i papajtueshëm. Vetëm ai që ka frikë nga 2.4 milionë vota kundër e abstenime, ai që ndjen neverinë e qytetarëve shqiptarë mund të ndërmarrë një veprim të tillë. U bëj thirrje gazetarëve të bëjnë me urgjencë protestën e tyre, duke siguruar dhe black out-in total të qeverisë

Artikulli paraprakRRËFIM – GENC BARKIÇI
Artikulli tjetërTËRHIQET TVSH, RAMA: LIGJI E IMPONON, SINJALIN TA JAPË FALAS