DESHTON ZGJEDHJA E DY PASUESVE TË ASHTON DHE VAN ROMPUY .

Pas shumë orë bisedimesh, samiti i BE ka dështuar në zgjedhjen e dy përfaqësuesve që do të pasojnë Catherine Ashton dhe Herman Van Rompuy.

Krerët e qeverive të BE u takuan dje në Bruksel me shpresën për të përzgjedhur të paktën shefen e politikës së jashtme, por disa pjesëmarrës kanë kërkuar një të ashtuquajtur paketë marrëveshjeje me të cilën do të emëroheshin të dy zyrtarët njëkohësisht.
Ministrja e jashtme e Italisë, Federica Mogherini ishte favorite për pozitën e politikës së jashtme, por është konsideruar si shumë pro-ruse, ndërsa favoritja për presidencën e Këshillit, kryeministrja daneze Helle Thorning-Schmidt nuk pati mbështetjen e Francës. Vendimi është shtyrë për në fund të gushtit, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i BE-së.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE