Ka nisur në Tiranë punimet Samiti i Diasporës. Personalitete të shumta të politikës shqiptare dhe jo vetëm, nga kryeministri Edi Rama, presidenti Hashim Thaçi, politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe më gjerë, por edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, mbajtën fjalë për të çelur këtë samit që mbledh shqiptarët anembanë botës.

Në këtë samit dy ditor, diskutohen çështje të rëndësishme, si vota si e drejtë e emigrantëve, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i vendit tonë, Shqipërisë; identiteti shqiptar, por edhe ftesat për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë me mrekullitë e saj natyrore dhe humane që ofron.

Gjatë Samitit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të ketë kurrë shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se duhet të kalojnë mbi trupin e tij për ta arritur këtë.