Ditën e sotme është zhvilluar Samiti i Durrësit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të BE, komisioneri për Zgjerimin Hahn dhe zyrtarë të BERZH dhe Bankës Botërore.

Por në takimin e zhvilluar në Durrës nuk morën pjesë tre kryeministrat, e Serbisë për shkak të axhendës, i Maqedonisë për shkak të kushteve të motit pasi u anulua fluturimi dhe ai i Bullgarisë,

i anuluar në minutat e fundit, ndërsa Rama i shprehu ngushëllimet për tragjedinë ku humbën jetën 15 persona nga një aksident.

Në qendër të Samitit ishte integrimi ekonomik rajonal, heqja e barrierave mes vendeve dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh qëllimi i takimi është bilanci për atë që është bërë në kuadër të procesit të Berlinit dhe Samitit të Tristes dhe rritja e mëtejshme e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës për shtyp Rama është pyetur nga gazetarët sërish për cështjen e emigrantëve që Shqipëria pranoi nga Italia.

Ai përsëriti se nuk është tregti për përshpejtimin e negociatave për në BE, por një cështje njerëzore që secili duhet të bëjë atë që i takon.