Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Vjenë më 26 gusht në forumin e dytë të Samitit të Vjenës, i cili do të organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe asaj gjermane Merkel. Duke folur për pjesmarrjen e Shqipërisë në Samitin e Vjenës Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati është shprehur se, Shqipëria në këtë Samit do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore, në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastructures energjetike, kapitalet njerëzore, arsimimi dhe edukimi dhe në fund turizmi.

Gjithashtu, sipas tij pritet që në Tiranë të jetë selia e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku do të synohet përfshija e gjithë vendeve të rajonit në këtë fond me qëllim dhënien e ndihmës në hartimin dhe në financimin e projekteve.Në Samitin e Vjenës pritet të miratohet platforma për të inkurajuar dhe mbështetur mobilitetin e të rinjve, programet e shkëmbimit dhe të trajnimeve profesionale, duke përfshirë forcimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale në fusha si siguria energjetike, transporti, infrastruktura dhe turizmi. Ministri Bushati ka nënvizuar, Shqipëria do të kërkojë një përqendrim të përpjekjeve të BE-së drejt një strategjie te re të ndërlidhjes energjetike të rajonit.

Artikulli paraprakEMRAT E MUNDSHËM PËR ADMINISTRATOR TË NJËSIVE VENDORE
Artikulli tjetërVLLAZNIA PREZANTON KOSOVARIN KRESHNIK LUSHTAKU