Samsung Galaxy S6 mësohet se do të vijë me risi ndryshe nga linja e mëparshme e Galaxy, ai do ta ofrojë një version të ri të ndërfaqes, i cili do të jetë i ngjashëm me atë të tabletit të Google – Nexus 6.

Ky ndryshim do të sjellë risi në pamjen e telefonit dhe softuerit brenda tij, si dhe më shumë hapësirë të brendshme në telefon. Sipas informacioneve të mëparshme Galaxy S6 do ta ofrojë ekranin në 5.5” në QHD me 64-bit octa-core Exynos, 3GB RAM dhe kamerën kryesore me 20MP. Pritet që Galaxy S6 do të vijë në dy variante; njërin prej metali, dhe tjetrin me ekran të lakuar sikurse Galaxy Note Edge, akoma nuk dihet se kur ky telefon do të dalë në treg. 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE