TRAJNERI ISHTE KANDIDAT PËR PANKINEN KUQEBLU, NUK U PREFERUA. Trajneri i Vllaznisë U-19 Samuel Nikaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të akademisë.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp duke dhënë dhe arsyet pse e ka bërë një lëvizje të tillë. Samuel Nikaj këtë qëndrim e ka mbajtur menjëhrë pasi ka mësuar se Luan Zmijani është vendosur në krye të pankinës kuqeblu pas shkarkimit të Baldo Rainerit. Gjithsesi, kjo tregon se kjo lëvizje e drejtuesve dhe bordit ka krijuar përçarjet e para në kampin kuqeblu.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/HW5jf1JAWbA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakINSTITUTCIONET: RRITJE TË DHUNËS NDAJ GRUAS E DISKRIMINIMIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË KËRKIM TË ZËVËNDËS TRAJNERIT