Sanatoriumi ne qytetin e Shkodres ndodhet prej kohesh ne nje gjendje aspak normale edhe pse kjo situate është bere publike disa here . Kete fakt e pohon edhe vete shefja e repartit te pneunomise Nadire Suma e cila nenvizon se ne kete godine ka mbi 12 vjet qe nuk është vene dore. Ngerci sipas drejtueses Suma jane ambientetet e pamjaftueshme qe jane realizuar tek spitali rajonal.

Nje tjeter problem jo i vogel per zhvendosjen e ketij spitali eshte radiologjia dhe dispenseria te cilat kerkojne nje hapesire te konsiderueshme. Suma shprehet se i kemi bere disa here kerkese ministrise per zgjidhjen e ketij problemi mjaft serioz ndersa shuma per restaurimin e kesaj godine eshte vetem 60 milion leke te vjetra. Spitali i semundjeve infektive ose Sanatorimi percjell rreth 40 te semure ne vit me tuberkuloz dhe dergimi i kesaj kategorie tek te semuret e tjere mund te sjelle pasoja edhe me te renda.Sipas personelit zgjidhja me e mire do te ishte qendrimi ne godinen aktuale duke nderhyre rrenjesisht tek infrastruktura. Lenia e kesaj godine ne kete gjendje eshte nje rrezik evident si per pacientet ashtu edhe per aparaturat te cilat kane nje kosto tejet te larte.

PUBLICITET