Një 61-vjeçar është gjetur u pajetë mëngjesin e sotëm në Sarandë. Sipas policisë, viktima është Leonard Qesari dhe nga kqyrja e kamerave 61-vjeçari është rrëzuar nga kati i 6 i pallatit ku banonte. Ai ishte punonjës i ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit në Sarandë. Policia sqaron se “rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi L.Q., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.

Nga verifikimi paraprak dhe kqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndëruar jetë mbi trotuar”.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakDURRËS, VAJZA 7-VJEÇARE VDES NË SPITAL NGA GRIPI
Artikulli tjetër2 DEPUTETË TË RINJ NË KUVEND,KQZ ZËVENDËSON RAKIPIN E REHOVICËN