Zëvendës sekretarja e përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid ka marrë pjesë këtë të enjte në Konferencën e Ambasadorëve që po zhvillohet në Tiranë.

Sikurse shumë diplomatë të tjerë të huaj, edhe ajo ka dhënë mesazhin e radhës për reformën në drejtës. “Reforma në drejtësi është jetike për të ardhmen e vendit. Politika shqiptare vuan nga mungesa e besimit mes tyre. Është përgjegjësia individiale e çdo deputeti për të votuar dhe miratuar reformën”, ka deklaruar Schmid. E pranishme në këtë konferencë, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka thënë gjithashtu se miratimi i reformës është një domosdoshmëri. “Nuk e imagjinoj dot datën 22 korrik pa miratimin e reformës në drejtësi. Uroj që sot java të na sjellë një pikë të përbashkët për ta votuar”, ka thënë Bregu.