Futbollisti gjerman, Andre Schurrle i ka dhënë fund futbollit në moshën 29- vjeçare teksa ka varrur këpucët në gozhdë pas përfundimit të kontratës me Dortmund.

Schurrle thotë se futbolli është një biznes ku duhet të luash rolin tënd, pasi në të kundërt humb punën por ai shprehet i lumtur për këtë pensionim të parakohshëm pasi është gati dhe i hapur për mundësitë e reja.

Sulmuesi gjerman pati një karrierë fantastike deri në 2018 teksa e nisi me Mainzin në 2009, më pas tek Bayer Leverkusen, tek Chelsea në Angli dhe për t’u kthyer në Gjermani me Ëolfsburg dhe Borussia Dortmund.

Schurrle arriti majën më të lartë të karrierës me fitimin e Kupës së Botës në 2014 me Gjermaninë në Brazil. Por tek Dortmund për 29- vjeçarin gjërat nuk shkuan siç duhet. Në fillim huazimi tek Fulham dhe më pas tek Spartak i vunë kapakun karrierës së tij.

Duket se pikërisht pensionimi i tij nuk ka ardhur nga ndonjë dëmtim apo problem shëndetësor por nga rënia e tij në karrierë nga kampion bote tek një ekip në Rusi dhe shpërfillja së fundmi nga Borussia Dortmund.