Se l’shojmë aspak!

Ka qene kjo shfaqja për atdheun e Shoqnise Kulturore “Illyricum”, miq të shën Françeskut në Shkodër dhënë në 800 vjet françeskanët ndër shqiptarë.Me rregji nga Paulin Ujkes , shfaqja e dhënë në mjediset e teatrit”Illyricum” në Shkodër ,është transmetuar drejtpërdrejtë nga televizioni Star Plus.

Atdhedashuria dhe patriotizmi ka qenë e pranishme ne të gjithë pjesët e zgjedhura me kujdes dhe të interpretuara nga aktorë si Joland Gjeluci, Kristjan Ndoja,Albert Marku,Paulin Ujka etj.Materiali muzikor në përputhje me temën e shfaqjes përfshinte këngë të interpretuara nga këngëtarë si Aurela Mosheqaj,Antonela Shpendi,Luke Mllugja etj.

Mesazhi i mosbraktisjes se vendit u shoqerua me vargje nga Gjergj Fishta apo dhe kenge si “Himni i Flamurit” me vargje te Fishtes , “Rjedh ne kenge e ligjerime”apo kengen e filmit”Skenderbeu”.

Kjo shfaqje për atdheun vjen në prag të mbylljes së këtij viti ,ndërsa dhe kostumografia ishte zgjedhur në funksion të motivit.Mesazhi i saj i dashurisë për atdheun tingëllon aktual gjithmonë,sidomos në mbyllje të një viti të trauzuar për shqiptarët.

Artikulli paraprakSHQIPTARI DËNOHET ME 22 VJET BURG PËR MBËSHTETJE NDAJ TERRORIZIMIT
Artikulli tjetërRRËSHQITJA E DHERAVE MBYLL MINIERËN,4 PERSONA TË VDEKUR