Kompania shqiptare ajrore “Air Albania” duket se është shumë pranë ngritjes së avionit të parë në ajër për fluturime.

 

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto nga avioni me logo të “Air Albania”. Kreu i qeverisë e ka cilësuar si foton e ditës, ndërkohë që mësohet se kompania shqiptare do jetë gati për fluturime brenda një kohe të shkurtër. Avioni shqiptar padyshim do të jetë me motive shqiptare.

 

“Air Albania” është kompania e parë ajrore shqiptare e cila pritet të ketë bileta ekonomike dhe konkurruese në treg, e kundërta e çmimeve të kripura që ofrojnë kompanitë e huaja të cilat operojnë në përmes aeroportit të Rinasit. Fillimisht, “Air Albania” do të fluturojë drejtë Romës, Stambollit dhe Londrës, për t’u pasuar nga një program akoma më i plotë,

 

kryesisht me destinacion kryeqytetet europiane më të kërkuara nga pasagjerët
Brukseli, Athina, Milano, Mynihu, Barcelona e shumë destinacione të tjera nuk do të vonojnë të jenë pjesë e fluturimeve të “Air Albania”.

 

Por surpriza do të vijë në muajt e fundit të vitit, kur avionët transoqeanikë të lidhin me një fluturim të drejtpërdrejtë Tiranën me Nju Jorkun.