AM38GT Man looking at bill in grocery store. Image shot 2007. Exact date unknown.

Shqipëria drejt marrjes së një vendimi radikal: Ndalohen rreptësisht qeset plastike.

Nga qyteti i Durrësit kryeministri Edi Rama e quajti vendim radikal por të domosdoshëm për të parandaluar degradimin që po i shkaktohet tokës dhe ujit.

Gjithashtu paralajmëroi se ndalimi do të thotë që qeset plastike jo vetëm që nuk do të lejohen për përdorim të brendshëm, por do të ndalohet dhe sjellja e tyre nga jashtë.

Edi Rama: “Ne po studiojmë një vendim radikal për ta kthyer Shqipërinë në vendin e parë europian por jo në botë ku do të ndalohen rreptësisht qeset plastike të çdo lloji. Ku jo vetëm nuk mund të përdoren së brendshme por nuk mund të hyjnë as nga jashtë, as në rrugë tokësore, as detare dhe as ajrore.

Çdo pasagjer që hyn në Shqipëri duhet të mos fusë asnjë qese plastike. Është vendim i vështirë, por i domosdoshëm që kanë marrë vende të pasura por dhe të varfra, E kanë marrë shtete si Ruanda dhe Kenia dhe Los Anxhelos.

Kryeministri u shpreh se nisma do të prezantohet javën e ardhshme dhe do u lihet kohë për tu përgatitur me ndërrimin e stilit të jetesës

Edi Rama: “Ne do të marrim një vendim në javët në vijim. Do të lëmë një kohë që të gjithë të përgatiten për të ndërruar stil jete kur shkojnë nëpër dyqane sepse qeset plastike do të zhduken nga ky vend të paktën për një gjeneratë.”

Seminare, workshope, apo projekte me lekë pa fund për sensibilizimin e qytetarëve ka dështuar

Edi Rama: “Ideja që do të edukohemi, do sensibilizojmë, do bëjmë projekte për shoqërinë civile, do marrim lekë këtej e andej për trajnime e seminare sepse njerëzit këtu do ta kuptojnë se patriot është në radhë të parë të mos bësh vendin pis nuk na ka çuar gjëkundi për 30 vjet dhe nuk do na cojë gjëkundi dhe për 30 vjet të tjera nëse nuk ecim me shpejtësi dhe nuk e presim me shpatë këtë nyjë gordiane që po i merr frymën fëmijëve tanë dhe rrezikon të degradojë vit pas viti ujin dhe tokën.

Shembulli konkret është fusha e plehrave në Porto Romano.

Edi Rama: “Helmet që prodhon ajo fushë plehrash, – që ti thuash fushë plehrash i bën nder të madh – në ujrat nëntokësor dhe në të gjithë tokat rreth e rrotull ka një kosto të pallogaritshme. Ne duhet ta bëjmë këtë sepse po nuk i bëmë ne nuk ka kush i bën në këtë vend.”

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY VËLLEZËR , AKUZOHEN PËR NJË PENGMARRJE NË 2017
Artikulli tjetërBABAI I 20 VJEÇARES MEÇANI ,SHTETI TE NA SJELLE TRUPIN