Në zyrën e informimit të BE në Shkodër është hapur një ekspozitë në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit sëbashku për gratë dhe vajzat.

Në këtë ekspozitë e organizuar nga rrjeti i fuqizimit të grave në Shqipëri u paraqit intergimi dhe fuqizimi i grave. Ky organizim ka dhënë edhe efektin e saj ku ka një rritje të rasteve të denoncuara nga gratë e dhunuara që kërkojnë asistencë psikologjike, shërbime ligjore apo edhe strehim për në rastet emergjente.

Të tilla organizime kanë si qëllim sensibilizimin gjinor tek gratë dhe vajzat duke tentuar në largimin e këtij fenomeni në shoqërinë tonë.

Artikulli paraprak27 VITE NGA THEMELIMI I PARTISË DEMOKRATIKE
Artikulli tjetërTË DREJTAT E FËMIJËVE NË MALËSINË E MADHE