“Ah Gruaja ime” do të jetë komedia që do të vijë këtë fundjavë me 16 dhe 17 shkurt në teatrin “Migjeni”. Një komedi e grekut Polivios Ciforos që do të vijë nga shoqata kulturore “Zef Jubani”.

E përkthyer nga Dorjan Konomi dhe me regji të Gjon Stefës komedia “Ah Gruaja Ime” trajton një problem social të ditëve të sotme se si kërkohet që përmes grave bashkëshortët e tyre të përfitojnë poste të larta.

Kjo komedi sipas regjisorit Stefa është përzgjedhur duke qenë se tema që trajton është një problem i përhapur në shoqërinë tonë.

Në komedinë “Ah Gruaja Ime” do të interpretojnë aktorët e rinj Edon Tahiri, Aleksandra Gjoni, Valentina Plishta, Marko Papleka, Ingrit Kiri, Gentian Demolli, Adriana Marku, Meri Lazri, Paulo Bota, Renato Pjetri, Geti Guraleci dhe Enola Lisna.