Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin zhvilloi dje një vizitë zyrtare në vendin tone ku dhe peruroi punimet për hapjen e spitalit të ri katolik, ngjitur me universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Sekretari i shtetit të Vatikanit u prit nga Kryeministri Edi Rama

Më herët, ai u prit në një takim nga Presidenti Ilir Meta, i cili shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen e madhe që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kushtojnë Shqipërisë e shqiptarëve.
Shumë i lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e Bekimit të Gurit të Themelit të Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Bekimi nga vetë Eminenca e Tij, Kardinali Pietro Parolin dëshmon fort se shpresa dhe rrezja e dritës që rilindi me ardhjen e Papa Gjon Palit II në Shqipëri 26 vite më parë, ishte shenja e Zotit për shqiptarët dhe dheun e Gjergj Kastriot Skënderbeut e Shenjtores Nënë Tereza.

Faleminderit Selisë së Shenjtë për vëmendjen, mbështetjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, drejt transformimeve të mëdha politike, shoqërore dhe shpirtërore shkruan Meta në facebook

Atë Bertoldi nënvizoi se ideja e ndërtimit të spitalit katolik nuk është e sotme. Ajo lindi 26 vjet më parë, në prill 1993, me interesimin e shën Nënë Terezës.

Qe pikërisht misionarja shqiptare e bamirësisë dhe e dashurisë ajo, që garantoi kontratën e nënshkruar nga qeveria shqiptare, e përfaqësuar nga zv.ministri i Shëndetësisë, Besim Nuri, dhe nga Kisha Katolike, e përfaqësuar nga nunci apostolik, më pas kardinali Ivan Dias.

Projekti 22 milon euro për ndërtimin e spitalit do të përfundojë pas 18 muajsh, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë do t’i shtohen fillimisht 40 shtretër, që më vonë do të arrijnë deri në 240, përveçse shumë reparteve mjekësore.

Artikulli paraprakSHIROKË, DËMTOHEN PARMAKËT E SHËTITORES
Artikulli tjetërDËMTOHET VARRI I KOLË IDROMENOS