Një adoleshente italiane ka shitur trupin e saj për të kënaqur dëshirat e të dashurit dhe shokut të këtij të fundit për kokainë.

Shërbimet seksuale të vajzës raportohet se u janë dhënë dhe shpërndarësve shqiptarë të drogës, në këmbim të ‘mallit’.

Lajmi bëhet i ditur këtë të enjte nga mediat italiane, që raportojnë se lidhur me këtë histori ku është ndërthurur trafikimi i drogës dhe prostitucioni janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë.

Ndaj dy italianeve nga komuna Bellaria, Antimafia e Bolonjas ka ngritur akuzat për ndikim dhe shfrytëzim të prostitucionit me të mitur dhe A. T. 34 vjeç e M. G. 46 vjeç, janë arrestuar pas një urdhri nga prokuroria. Të dy akuzohen se kanë detyruar një vajzë 16 vjeçe, italiane me banim në Rimini, të prostituohej me qëllim që ata të kishin para të paguanin drogën që merrnin nga grupi i trafikantëve shqiptarëve.

Historia e prostitucionit ndërthuret me një tjetër hetim, atij për drogën, i kryer nga karabinierët e stacionit të Bellaria-s, e që ka zbuluar tre shqiptaret e arrestuar.

Faktet datojnë në vitin 2017. Vajza 16 vjeçe largohet nga banesa shumë herë dhe e ëma ndihet e alarmuar. Druhet se e bija mund të ketë përfunduar në shoqëri të keqe. Në profilin në Facebook të vajzës, zbulon se ajo ka shoqëri me një 34-vjeçar nga Bellaria. Në foton që poston duken paketime me drogë. Hetimet e karabinierëve fillojnë të zbulojnë çfarë fshihet pas trafikut të drogës.

Dalin në skenë tre shqiptarë, shpërndarës droge që furnizonin dy italianët, por hetimi zbulon gjithashtu edhe një histori prostitucioni: Vajza 16 vjeçe, e dashuruar me 34-vjeçarin nga Bellaria, prostituohet.

Hetimi i kalon në kompetencë Antifmafias së Bolonjas. Zbulohet se adoleshentja shoqërohet me një makinë tip “Alfetta” (prodhim i Alfa Romeo) për tu prostituuar në Rimini, në banesa. Paguhet nga 20 deri në 1.500 euro. Tarifa më e shtrenjte është për të kaluar një natë me klientë të moshuar. Të gjithëve u thotë se është 18 vjeçe.

Paratë që mbledh, përdoren për të paguar drogën. Edhe vajza gjithashtu bëhet e varur nga droga. Disa herë ajo është përdorur edhe si “mall shkëmbimi”: seks në këmbim të kokainës dhe ajo shet trupin e saj të shpërndarësit shqiptarë, te të paktën dy prej tyre, të arrestuar më herët në hetimin tjetër për drogë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, në pranga kanë përfunduar edhe dy italianët. Pritet që këtë të enjte të dalin para gjykatës.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA-SË DËNON SULMIN NDAJ GAZETARES LALA: AUTORËT PARA DREJTËSISË
Artikulli tjetërDY TENTATIVA VETËVRASJE 24 ORËT E FUNDIT TË VETËHELMUARIT NË GJENDJE TË RËNDË