Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e llogarive bankare me vlerë rreth 1 milion euro në emër të një Shqiptari të dënuar për trafik droge në Greqi dhe familjarëve të tij.

Pasuritë e sekuestruara mësohet se i përkasin shtetasit Roland Shembitrasi i cili është vrarë në vitin 2017 në Athinë.

Pas një hetimi 8 mujor prokuroria tha se ka urdhëruar sekuestrimin e shumave që në vlerë totale kapin rreth 1 milion euro.

Shumat monetare mësohet se janë sekuestruar në dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri në emër të vetë të dënuarit për trafik droge roland shembitrasi dhe tre familjarëve të tij.

Policia e shtetit në një deklaratë për median theksoi se ky sekuestrim është bërë në kuadër të operacionit “forca e ligjit”.

Gjatë periudhës Nëntor 2017 – Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 1 MILION EURO TË PËRFITUARA NGA TRAFIKU I DROGËS
Artikulli tjetërTRE TË VDEKUR NË SALLËN E GJYQIT, 1.5 MILION EURO DËMSHPËRBLIM PËR FAMILJEN SHQIPTARE.