Sekuestrohen 31 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis në Elbasan. Operacioni policor i koduar “Labinoti” ka çuar në pranga tre persona.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë:•Klevis Metani, 25 vjec , banues në Tiranë.
•Rexhino Elezi, 27 vjec, banues në Tiranë.•Redian Vata, 31 vjec, banues në Tiranë
Lënda narkotike u kap në fshatin Labinot -Fushë, në një automjet të marrë me qira.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunetoreve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhimit dhe shitja e narkotikëve”

Artikulli paraprakAKSIDENT, AUTOBUSI PËRPLASET ME DY MAKINA
Artikulli tjetërSHËRBIMI SEKRET ARRESTON 3 TERRORISTË