Një sasi prej 98.3 kg kanabis është sekuestruar në Vlorë, ndërsa janë vënë në pranga dy trafikantë.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit Nikolla Gërdhuqi, 31 vjeç, banues në Pilur, Himarë, dhe Moisi Mëhillaj, 42 vjeç, banues në Kuç, Himarë.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e lëndës narkotike, në total 98.3 kg dhe dy automjete tip “Benz”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakMBUSHËN PYLLIN E FSHATIT ME DROGË, PRANGA 4 TRAFIKANTËVE
Artikulli tjetërTAKIMI I OPOZITES, BASHA: JEMI MBLEDHUR PËR ÇESHTJEN E INTEGRIMIT