Arrestohet poseduesi i këtyre armëve. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe , u bë arrestimi i shtetasve:

-Gezim Çekaj , 46 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi bë pasi u gjetën në pronën e tij dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 1 (një) armë zjarri 20- she model 56. 1 (një) armë zjarri automatik model 56 me qytë metalike. 4 (katër) copë karikator 30- she, 1 (një) karikator 20-she me gjithsej 80 copë fishekë. Gjithashtu gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në oborrin e stanit janë gjetur dhe sekuestruar : 4 (kater) copë gëzhoja metalike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake », parashikuar nga Neni 278 /3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVLLAZNIA EDHE NJË TJETËR MIQËSORE, TANI ME KAMZËN
Artikulli tjetërSkënderbeu hedh një hap gjigant drejt fazës “play off” të Ligës së Kampionëve duke fituar 2-0 në transfertë ndaj moldavëve të Milsamit.