Në një aksion të ploicisë së qytetit të Vlorës janë sekuestruar pasuri të dyshuara si asete kriminale.

Në një njoftim të sajin policia e qytetit bregdetar shpjegon se janë sekuestruar dy skafe me një vlerë tregu rreth 42 mijë euro

Ja njoftimi i plotë i policisë:
Viijon evidentimi i aseteve të personave të dyshuar për veprimtari kriminale. Sekuestrohen dy gomone, me vlerë tregu në total 42.000 Euro.

Nga Sektori Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, është bërë e mundur sekuestrimi dy mjeteve lundruese, gomone.

 

Përkatësisht:
– u sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë.

– u sekuestrua një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPROCEDOHEN 3 PRONARË LOKALESH PËR MUZIKEN E LARTË
Artikulli tjetërTRE VITE BURG PËR SHOFERIN QË E VRAU BIZNESMENIN,REAGON FAMILJA