Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar disa prona të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Krimet e Rënda njëftojnë se pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreh 1 miliardë lekëve. Mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit “sekuestro preventive”. Dyshohet se ish-kryeprokurori ka kryer pastrim parash.

Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës, dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se për Llallën është hapur procedimi penal për pastrimin e parave. Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nisi më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit,

ndërsa tani po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim janë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Artikulli paraprakTË AFËRMIT: JEMI TË SHOKUAR PËR ERVIDIN
Artikulli tjetërVETËHELMOHET 59-VJEÇARI NDËRRON JETË NË SPITAL