Një operacion i përmasave të mëdha po zhvillohet në ishullin Skopelou në zonën e Sporadha-s, pasi dyshohet se fshihen trafikantë shqiptarë.

Referuar mediave greke, forca të shumta nga deti dhe toka po kontrollojnë zonën, me ndihmën e qenve anti-drogë. Deri tani policia ka gjetur rreth 1 ton marijuanë të fshehur, në një shpellë në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit.

Dyshimet janë që ky operacion të ketë lidhje me atë të zhvilluar 5 ditë më parë, ku në ujërat greke u kap një gomone, e ndërsa një tjetër arriti t’i shpëtonte ndjekjes së policisë. Pikërisht skafistët e kësaj të fundit, dyshohet se janë fshehur në ishullin Skopelou, që ndodhet në Detin Egje, përballë Turqisë, nga ku mendohet se është fshehur edhe sasia e drogës.

Nga operacioni i 5 ditëve më parë i policisë greke fillimisht u raportuan se ishin dy shqiptarë që ishin prangosur dhe personi i tretë ishte italian, mediat greke sqarojnë se të tre trafikantët e arrestuar janë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tyre ende nuk dihet.

Rezistenca e shqiptarëve mori fund pasi u ndoqën dhe u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter. Në momentin që u rrethuan skafistët u dorëzuan duke ngritur duart.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 30.09.2019
Artikulli tjetërMAKINA ME 4 TË RINJ PËRFUNDON NË KANALIN ME UJË