Një operacion që synonte zbulimin e një qarku të madh të trafikut të drogës çoi në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e 720 gram kokainë, 770 gram hashash dhe 230 gram të marihuanë.

Mediat italiane shkruajnë se ndër të arrestuarit njëri është një 57 vjeçar shqiptar, banues në Faenzë, i regjistruar me precedent të mëparshëm penalë.

Pjesa më e madhe e drogës u gjet gjatë një kontrolli brenda shtëpisë së tij. Hashashi është ruajtur në vezë, ku secila mbante nga 10 gram.

Por ka pasur edhe rreth 5 mijë euro në para kesh, që konsiderohen si të ardhura nga dyqani dhe gjithashtu janë sekuestruar.