Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte lëndë narkotike në Mamurras,kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin R.G.,50 vjec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Mamurras, Kurbin,iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.Ndërkohë Nga strukturat e Komisariatit Vau i Dejës është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi D.S. , 22 vjeç , banues në qytetin Pukë , me një armë zjarri Automatik , e cila iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”