Dëshira për të bërë foto sa më të bukura, jo pak herë ka bërë që shumë njerëz të rrezikojnë jetën e tyre dhe madje edhe ta humbasin atë.

Një çift blogerësh mjaft të njohur në Kaliforni kanë humbur jetën teksa po përpiqeshin të shkrepnin një ‘selfie’në 243 metra lartësi.

Meenakshi Moorthy, 30 vjeçe dhe Vishnu Visuanath, 29 vjeç u rrëzuan nga maja e Taft Point (243 metra e lartë) pasi po bënin një selfie.

“The sun” shkruan se sipas autopsisë dyshja e njohur kanë qenë në gjendje të dehur në momentin që po bënin foto.

Raporti mjekësor tregoi se ka pasur plagë të shumta në kokë, qafë, gjoks dhe bark. Por gjithsesi pavarësisht se në trupin e tyre u gjetën elementë të pijeve alkoolike, nuk dihet se në cilin nivel ka arritur dehja.