259 njerëz kanë ndërruar jetë duke u përpjekur të bëjnë “selfien” perfekte , bazuar në një studim nga Instituti i Shkencave Mjekësore në Indi. Ky numër i lartë vdekjesh përfshin periudhën tetor 2011 dhe nëntor 2017.

Ata zbuluan se vdekjet më të shumta kanë ndodhur në Indi, ndjekur nga Rusia e më pas Amerika. Shumica e viktimave ishin meshkuj, rreth 72% e numrit total, dhe poshtë moshës 30 vjeç.

Edhe pse vajzat bëjnë më shumë selfie se djemtë, këta të fundit janë më të prirur drejt rreziqeve, si përshembull të qëndruarit në lartësi të mëdha.Shkaqet kryesore të vdekjeve mbeten mbytja dhe rënia nga lartësitë.

Shkak tjetër kryesor është ai që lidhet me transportin ku përfshihen vdekje të tilla si fotografi përballë trenave që ecin me shpejtësi.

Në Amerikë u vu re dhe diçka tjetër, një numër i madh vdekjesh vinë prej selfieve me armë. Njerëzit kanë qëlluar veten aksidentalisht duke pozuar me armë.Problemi kryesor sipas studimit mbetet raportimi i ngjarjes.

Shpesh vdekje të tilla raportohen si vdekje tragjike aksidentale. Nuk raportohet që vdekja e të rinjve vjen si pasojë e tentativave për selfien perfekte.Fatkeqësisht numri i vdekjeve është në rritje.

Në vitin 2011 numri ishte 3, ndërsa në vitin 2016 kapi shifrën 98.Studimi sugjeron që turistët të kenë disa udhëzime për vendet ku nuk duhet të bëjnë selfie, duke përfshirë aty të gjitha vendet e rrezikshme