Ky është Ezeli 6 vjec nga Lezha për të cilin jeta duket eshte treguar e pa drejte .Ai është prekur nga nje semundje e rralle qe e ben ate te duket si nje i plakur.

Ndoshta ky vogelush perben rastin me unik ne vendin tone, pasi sindroma “Gliford Progeris” eshte nje semundje qe prek nje ne kater milion femije ne bote. Nena e tij Marsela Korra thote se me kalimin e muajve ka konstatuar çrregullimin e e djalit te saj Ezelit, ndesa ne momentin qe ka lindur femija i saj nuk ka pasur asnje informacion per anomaline e tij.

Prinderit e Ezelit por edhe 4 femijeve te tjere, Denis dhe Marsela Korra nuk
munden te bejne asgje nga pamundesia ekonomike per ta sheruar djalin e tyre,
nena Marsela, nuk mund te flase dot nga lotet. Ajo tregon edhe per gjendjen
e veshtir financiare.

Nena e vogelushit thote se vizitat neper spitalet e Kryeqytetit nuk i kane
dhene asnje shprese per kurimin e Ezeli, duke i sugjeruar spitalet private,
por veshtiresite e tyre ekonomike nuk e mundesojnë diçka te tille,
Prinderit e Ezelit po kalojne nje beteje te forte per te sheruar të birin,
por thone se nuk do dorezohen kurre.

7 anetaret e familjes Korra jetojne ne
nje ambjen me qera te siguruar nga Bashkia ne Lagjen “Skenderbeg”, por qe
kushtet jane teper te veshtira. Kryefamiljari Denisi eshte i papune ashtu si
edhe bashkeshortja e tij, ndersa perballet cdo dite me veshtiresite per tiu
siguruar buken e perditshme 5 femijeve te tyre, njeri prej tyre Ezeli.