Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar 105-69 ndeshjen e rëndësishme ndaj Kamza Basket. Kjo përballje ishte më e rëndësishmja e këtij sezoni për shkak se ka një rëndësi sa i përket luftës për mbijetesë mes Vllaznisë dhe Kamzës. Me këtë fitore Vllaznia zgjon shpresat për të qëndruar në ligën e parë të basketbollit.

Kapiteni i Kamzës, Eni Llazani një shkodran dhe ish basketbollist i Vllaznisë i uron kuqebluve qëndrimin në kategori edhe pse skuadra e tij ka një rivalitet me kuqeblutë në këtë aspekt.

Ndeshja e radhës për Vllazninë do të jetë me Tiranën në kryeqytet dhe sërish kuqeblutë synojnë fitore për të dalë nga kriza dhe për t’u larguar nga vendi i fundit në renditje.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET EKSPOZITA “ETIKETA E NJË DOMOSDOSHMËRIE”
Artikulli tjetërLIVING – 24.02.2019