Senati i Universitetit të Tiranës përmes një deklarate të shpërndarë për mediat garantoi zëvendësimin e orëve të humbura nga protesta e studentëve si dhe duke garantuar të drejtën e tyre për të protestuar.

Në një deklaratë prej gjashtë pikash, Senati i UT thekson se do garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse.

Pas kësaj deklarate të Senatit të UT, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se përshëndet qëndrimin e senatit akademikt të UT, ndërsa thekson se shumicës së studentëve duhet të t’i garantohet një orë e më parë procesi mësimor, i cili sipas tij po pengohet brutalisht.

Reagimi i Ramës:
Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT.Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre.Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet MeStudentët.

Artikulli paraprakPLAGOSI 14 PERSONA NË PIRE, VRITET SHQIPTARI NË BURGUN GREK
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI,DYSHOHET PER TE PLAGOSUR