Senatori francez Rachel Mazuir e cilësoi votimin e parlamentit holandez si të njëanshëm dhe sipas tij ky votim nuk do të ketë ndikim në qëndrimin e BE-së.

Gjatë një aktiviteti në Korçë, senatori francez u shpreh se: “Vendimi i parlamentit holandez është një vendim i pafavorshëm edhe ndaj Europës, është i njëanshëm dhe nuk mendojmë se ky vendim do të ketë ndikim në qëndrimet e Bashkimit Europian”.

Komente për votimin e parlamentit holandez erdhën edhe nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak e cila u shpreh se “është një vendim i marrë nga parlamenti holandez, është një parlament sovran duhet kuptuar përmbajtja dhe se ku do të përfundojë, ka një procedurë të tërë dhe nuk jemi të sigurt nëse do të ketë një përfundim.

Nuk e di se cili do të jetë kalendari i Europës, ku siç e dinë të gjithë mund të rrëshkasë, por mund të them se në sajë të kësaj vizite të senatorëve francezë u kuptuan ndjeshmëri të ndryshme politike dhe shpresoj që do të nxisë në njëfarë mënyre reflektimin”

Artikulli paraprakFRANCË, MACRON FTON PAPËN PAS ZJARRIT NË NOTRË-DAM
Artikulli tjetërBALLKANI PERËNDIMOR VIJON TË JETË RRUGË E ‘PREFERUAR’ NGA EMIGRANTËT, SHQIPËRIA ZBULOI 279 HYRJE NË 2019