“Shkodra është tashmë një nga qytetet kryesore, që pas Tiranës, Kavajës, Fierit, Krujës dhe Gjirokastrës do të çelë qendrën e integruar ADISA, një prej institucioneve kampion në ofrimin e shërbimeve publike të standardizuara”.

Lajmin e ka bërë të ditur ZV, Kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi me anë të një postimi të saj në facebook e cila shprehet se qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë si pjesë e prioritetit të saj kyç për reformën në administratën publike.

Në rolin e udhëheqëses së reformës në administratën publike Mesi, informon se deri në fund të vitit 2018-të, Shkodra tashmë do të ketë qendrën e saj të integruar ADISA, e njohur ndryshe si Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Qendrat e Integruara me një Ndalesë janë pjesë e reformës së madhe të qeverisë për të modernizuar shërbimet publike.

Ky model i ri shërbimesh synon t’u kursejë qytetarëve kohë dhe energji, si dhe t’u sigurojë atyre cilësinë e duhur të shërbimit, duke mbyllur shtigjet për korrupsion.

Nëse një qytetari i duhen disa dokumente të ndryshme si: çertifikata personale, kartë shëndeti apo dokumenta pronësie, ai mund t’i marrë ato në një ndalesë të vetme,

pa u munduar e lodhur nëpër institucione të ndryshme publike, duke kursyer kështu kohë dhe kosto

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE