Vështirësitë ekonomike dhe problemet shëndetësore të familjes Hasaj kanë prekur një person i cili ka parë kronikën e transmetuar në Star Plus.

Duke mos dashur që të tregojë identitetin e tij, personi në fjalë ka dërguar tek familja Hasaj në fshatin Golem të njësisë Rrethina një shumë parash, pako ushqimore dhe orendi shtëpiake.

E zonja e shtëpisë Emirjana Hasaj falenderon personin që u erdhi në ndihmë.

Janë katër anëtarë të familjes Hasaj të cilët jetojnë mes varfërisë dhe rrezikut të shembjes së banesës. Dëshira dhe apeli i Emirjanës bashkë me familjen e saj janë një shtëpi më e mirë si dhe mundësia për t’i ardhur në ndihmë bashkëshortit i cili vuan nga veshkat.

Star Plus mirëpret me shenjë mirënjohjeje të gjithë ata persona të cilët janë duke u sensibilizuar për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

 

Artikulli paraprak“SOFRA TRADICIONALE E IFTARIT RAMAZAN 2018”
Artikulli tjetër“TË JETOSH PËR TË USHQYER VDEKJEN”