LISTA SRPSKA KËRKON KONSULTIME SHTESË.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për javën e ardhshme me kërkesë të Listës “Srpska”.

Vendimin per shtyrjne e seances deri te enjten e ardhshme, e ka komunikuar deputetja me e vjeter e Kosoves, Flora Brovina.
Kerkesa per shtyrjen e séances ka ardhur nga deputetet e minoritetit serb te Kuvendit te Kosoves, nepermjet Listes Srpska, per shkak te situates se re politike te krijuar ne Kosove pas marreveshjes se djeshme mes bllokut opozitar LDK-AAK-NISMA dhe Vetevendosjes.
Me heret, gjate dites, lideret e opozites deklaruan se jane  kunder shtyrjes se séances constitutive te Kuvendit.      
Edhe grupi parlamentar I Partise Demokratike te Kosoves u shpreh I gatshem per mbajtjen e séances diten e neserme.
Por kerkesa e Listes Serbe, beri qe kryesuesja e séances, Flora Brovina te therriste ne takim lideret politike, ne mesin e te cileve edhe kryeminsitrin Hashim Thaci.