LËSHOHET NJE FOTO ME MBISHKRIMIN “KOSOVA ËSHTË SERBI”. Faqja zyrtare e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” unishk.edu.al,  është sulmuar nga Hacker-at serbë. Grupi i hakerëve serbe kane sulmuar faqen zyrtare te universitetit te shkodres, “luigj gurakuqi” unishk.edu.al, Aty ata kanë lënë një mesazh për vendosjen e shenjës së tyre në faqe, duke postuar dy foto, ate te bogdanovic duke djegur flamurin shqiptar ne itali ne vitin 2010 por edhe mbishkrimet kosova eshte serbi.

Kjo është një ngjarje e rëndë provokative ndaj një institucioni të arsimit të lartë. Shfaqje të tilla të nacionalizmit përbëjnë një akt të shëmtuar dhe dëmtojnë marrëdhëniet e mira që universiteti ynë ka ndërtuar prej shumë vitesh me universitete të rajonit.Sipas drejtuesve te universitetit te shkodres behet me dije se po punohet per ta kthyer faqen unishk.edu.al ne gjendjen normale te meparshme.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Q7lbS-aN5lU?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]