Qytetari Burim Hasani ka arritur ta gjejë veturën e tij pas dy vitesh në Gjermani. Përmes një posti në rrjetin social “Facebook”, ai shprehet se makinën ia kishte vjedhur një serb në Vushtrri.

Ai falënderon policinë e Gjermanisë, të cilët i bënë të mundur kthimin e makinës.

“Sapo e mora Gjipin në policinë gjermane në Ëurzburg, që më është vjedhur tash e dy vjet në Vushtrri.Policia gjermane e ka konfiskuar nga një serb.

Falënderimi shkon për policinë gjermane që ma kthyen prapë”, ka shkruar qytetari në rrjetet sociale.

49948541 2692610187631414 1701994109457137664 N