TRAJNERËT PËRKATËS DUAN FITORE ME ÇDO KUSHT .Viti 2015 në Serie A starton me Juventus-Inter, një sfidë historike ndërmjet dy skuadrave totalisht të ndryshme. Bardhezinjtë janë në garë me kohë të plotë për titullin kampion, ndërsa zikaltërit janë në kërkim të pikëve për një vend në europë.

 

Nga protagonistët e Derbit të Italisë, më interes të madh pritet debutimi i Lukas Podolski-t. Sulmuesi gjerman është edhe me letra në dispozicion të Roberto Mancini-t, pritet që Lukas të aktivizohet gjatë sfidës. Poldi kërkon hakmarrjen personale përballë Buffon, që në gjysmëfinalet e Botërorit 2006, i mohoi gëzimin e golit. Juve-Inter është një sfidë e veçantë edhe për Roberto Mancini-n. Ish trajneri i Man.City ka qenë gjithnjë një kundërshtar i madh për “Zonjën e Vjetër”, që në kohen kurë luante për Sampdoria-n dhe Lazio-n. Icardi me shokë janë në kërkim të pikëve për të siguruar një vend në Champions, të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre përballë Juve-s. Diskutimi është ndryshe kurë flitet për Juve-n.

Të qetë në krye të Serie A me 39 pike, bardhezinjtë kërkojnë të hedhin pas krahëve humbjen e pësuar në Superkupën e Italisë. Në kampionat skuadra e drejtuar nga Max Allegri u rikthye tek fitorja në takimin e kundër Cagliari-t pas dy barazimeve radhazi me Fiorentina-n dhe Sampdoria-n.