Dukët se lëvizja e emigrantëve nëpërmjet territorit të Shqipërisë nuk ka ndaluar.
Nga Shqipëria emigrantët synojnë të kalojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Shtatë emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në kufirin e gjelbër në Kapshticë.
Bëhet e ditur se 5 prej tyre janë shtetas sirianë ndërsa dy janë nga Iraku.

Atyre u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Bilishtit dhe pasi u janë marrë deklaratat në drejtorinë e kufirit janë nisur drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.