Prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga disa lëkundje tërmeti. Kështu, edhe përgjatë natës janë ndjerë disa lëkundje të tjera, në Vorë, Fier dhe në Vlorë.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 01:41 në Vermik të Vlorës, me magnitudë 1.8. Ndërkohë i dyti u shënua në orën 01:41 në Fier me magnitudë 2, për t’u pasuar me një tjetër në Vorë, në orën 02:24.

Ky i fundit ishte i magnitudës 1.8. Fatmirësish nga tërmetet nuk ka pasur dëme materiale.