Policia finaciare italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër hetimin ndaj 64 personave, mes të cilëve dejtues të lartë të botës së futbollit, futbollistë e menaxherë sporti të serisë A e B.

Me akuzën e “mashtrimit fiskal e faturimit falls” janë vënë nën hetim Administratori i Përgjithshëm i Milanit Adriano Galliani, Presidenti i Lacios Claudio Lotito, numri 1 i klubit sporiv të Napolit Aurelio de Laurentis, ish-Presidenti i Juventusit Jean Claude Blanc, menaxheri sportive Alessandro Moggi, futbollistët Lavezzi e Crespo etj. Financa italiane ka kontrolluar e sekuestruar dokumente në selinë qëndrore të klubit sportiv të Milanit. Gjithashtu janë vënë nën sekuestrim të mira materiale me vlerën 12 milionë euro.

Artikulli paraprakNDERTUAN NE TRUALLIN E DIKUJT TJETER, 4 NE PRANGA
Artikulli tjetërBY PASS-I “ZHDUK” LIQENIN E SHKODRËS