Shqipëria është goditur këtë të enjte nga një tërmet me magnitudë të dobët pranë Kepit të Rodonit.

Lëkundja me magnitude 3.6 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit rreth orës 02:37.

Tërmeti është regjistruar 46 kilometra thellësi pranë Kepit të Rodonit. Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Kjo është hera e dytë për këtë vit që kjo zonë përfshihet nga tërmeti, një I tillë u regjistrua një muaj më parë 3.5 në një thellësi prej 10 kilometra nëntokë, lëkudjet e të cilit u ndjenë në tiranë durrës dhe zonat përreth

Këtë vit zona e jugut ëashtë përfshirë nga tërmete të shumta.. ndërkohë pak javë më parë, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.1 ball të shkallës rihter me epiqendër në Durrës, lëkundje e cila u shoqërua me qindra pas-goditje të forta. Lëkundjet e shumta të javëve të fundit kanë krijuar panik tek banorët, ndërsa për fat të mirë nuk ka patur raste viktimash.

Veriu i Shqipërisë ëshë territorit që përgjatë kësaj vere nuk ka patur asnjë lëkundje, përkundrejt goditjeve të pjesës tjetër të vendit.